Kushti i Grubit për t’u kthyer në Maqedoni, ja çfarë thuhet…?!

nga Xh M

Shkup, 17 dhjetor – Sipas burimeve të Faktor.mk nga hetimi, Artan Grubi tashmë ka angazhuar një avokat.

Ai është Vladimir Donevski, ish-avokati i Dragi Rashkovskit, i cili dje ka qenë në Gjykatën Penale për të shprehur mendimin e tij lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ai i ka propozuar gjykatësit të procedurës paraprake që klienti i tij, Artan Grubi, është i gatshëm të kthehet menjëherë në vend nëse masa e paraburgimit zëvendësohet me një masë më të lehtë, siç është heqja e dokumentit të udhëtimit.

Gjykatësi ende nuk është shprehur për kërkesën e paraburgimit dhe vendimi pritet gjatë ditës së sotme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More