Kuvendi dëgjon kandidatët për kryetar të Komisionit Antikorrupsion, zgjedhja pritet të premten

nga D. V.

Shkup, 19 nëntor – Në Kuvend vazhdoi dëgjimi i pesë kandidatëve për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, pasi pesë të parët u intervistuan dje. Në konkurs ishin paraqitur 13 kandidatë, e më pas dy janë refuzuar dhe një kishte tërhequr dokumentacionin.

Kryetari i ri pritet të zgjidhet ditën e premte në seancë të rregullt të komisionit për zgjedhje dhe emërime. Kryetari i ri duhet të vijë në vend të Tatjana Dimitrovskës e cila u përfshi si e akuzuar në lëndën “Aditivët”. Ajo akuzohet për dhënie të informatave sekrete dhe falsifikim të dokumenteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More