Kuvendi do të vazhdojë me seancën e 59-të pas pauzës

nga D. V.

Shkup, 9 korrik – Kuvendi sot duhet të mbajë seancën e 59-të, në të cilin si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, e paraqitur nga grupi parlamentar i Frontit Evropian. Me kërkesë të deputetit Sashko Jançev nga e Majta, në fillim të seancës u dha një pauzë njëorëshe.

Në fillim të seancës së 59-të të Kuvendit, Jançev u drejtua proceduralisht, duke theksuar se në janar është paraqitur një kërkesë parlamentare nga deputetja Jovana Mojsoska, me të cilën kërkohen informacione për shumat e paguara për qira dhe shpenzime udhëtimi të deputetëve për vitin 2024. Sipas Jançevit, pavarësisht faktit se informacionet janë të natyrës publike, përgjigje ende nuk kanë marrë sepse paralajmëroi se e Majta do të kërkojë interpelancë për kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.

“Paralajmëroj një interpelancë të re për kryetarin e Kuvendit, sepse përgjegjësi e tij është t’i caktojë detyra sekretarit të përgjithshëm”, tha ai.

Në seancën e 59-të, në rend të ditës u propozuan 31 pika, në mesin e të cilave edhe Propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, nga bashkësia rome, propozim ligjin për të punësuarit në sektorin publik, në lexim të dytë, propozim ligjin për nëpunësit administrativë, propozim ligjin për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativë në lexim të dytë, propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore, propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontributet e sigurimeve shoqërore të detyrueshme.

Me procedurë të shkurtër janë parashtruar Propozimi i ligjit për plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacion në rrugë dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për aviacion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More