Kuvendi i Kosovës me kërkesë të opozitës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për siç thonë ““faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”.
Seanca e jashtëzakonshme pritet të nisë në ora 12:00.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se në emër të 41 deputetëve kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme.
Seanca të jashtëzakonshme ka pasur edhe të premten, për bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, por kjo seancë u mbajt pa praninë e mazhorancës.