Kuvendi në seancë plenare, opozita paralajmëron bllokim të punimeve

nga D V

Kuvendi mblidhet sot për të diskutuar mbi disa projektligje të rëndësishme, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar moslejimin e kthimit në normalitet të seancave plenare.

Sipas rendit të ditës, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.

Po ashtu në seancën e sotme plenare pritet edhe miratimi i dy projektvendimeve “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi dje se grupi parlamentar i PD-së ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme plenare.

Vendimi i opozitës vjen pas burgosjes së deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Në vijim të këtij qëndrimi, opozita bllokoi të hënën punimet e Kuvendit, duke demonstruar akte dhune në sallën e seancave plenare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More