Sot në mëngjes më ftohtë në Berovë

nga D V

Shkup, 3 tetor – Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë, dy gradë, ndërsa 12 gradë maksimale janë matur në Demir Kapi. Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 të mëngjesit janë matur edhe 5 gradë në Strumicë, 6 në Shkup – Petrovec, Llazaropolë dhe Kriva Pallankë, 7 në Manastir dhe Tetovë, 8 në Shkup- Zajçev Rid, Kumanovë, Prilep, Veles, Kodër të Diellit dhe Shtip, 9 në Ohër, Pretor, Hanet e Mavrovës dhe Kavadar, 10 në Dibër, Krushevë dhe Vinicë, si dhe 12 gradë në Demir Kapi.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite dhe në orët e natës vranësirat do të rriten, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 22 deri 27 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare, të cilat në fund të ditës do të rriten. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginave erë e përkohshme e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 27 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More