Ky është Aleksandër Matoja, 28-vjeçari që do t’u shiste grupeve kriminale pistoletat e ardhura nga Turqia

nga L. M

Personi në foto është Aleksandër Matoja, 28-vjeçari i arrestuar që do të shiste dy pistoleta në zonën e Freskut në Tiranë për anëtarët e një grupi kriminal që vepron në zonë.

Matoja u arrestua në zonën e Alliasit gjatë një aksioni të efektivëve të Komisariatit Nr.4 në kryeqytet.

Aleksandër Matoja me origjinë nga Shkodra është person me precedent të mëparshëm penal për prodhim dhe shitje narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai u kap me 2 pistoleta, të cilat do t’i shiste për 3500 euro secilën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More