Lafçiski do të marrë pjesë në Konferencën e 27-të të shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të SHBA-së – Kartës së Adriatikut (А-5)

nga D V

Shkup, 17 shtator – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral major Sashko Lafçiski, prej sot do të qëndrojë për vizitë treditëshe të punës në Tiranë.

Gjenerali Lafçiski gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesë në Konferencën e 27-të të shefave të Shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të SHBA-së – Kartës së Adriatikut (А-5).

SHBA – Karta e Adriatikut daton nga viti 2003, me nënshkrimin e marrëveshjes, në të cilën përveç SHBA-së si kryesuese, Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Kroacia u angazhuan që nëpërmjet kornizës institucionale ta zhvillojnë bashkëpunimin rajonal në sferën e mbrojtjes. Gjatë vitit 2008, në këtë nismë janë përfshirë edhe Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, përderisa Sllovenia, Serbia dhe Kosova kanë statusin e vendeve vëzhguese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More