Lajçak diskuton për dialogun Kosovë-Serbi me sekretarin spanjoll për BE-në

nga D V

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me sekretarin e shtetit të Spanjës për BE-në, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Takimi i tyre ndodhi në margjinat  e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think-tankut pan-evropian, Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid.

Lajçak ka njoftuar se me spanjollin Marcos kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet e tjera në Ballkan.
“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More