Lajçak për takimin e fundit me Bislimin dhe Petkoviqin: Fatkeqësisht, nuk arritëm progres për zbatimin e Marrëveshjes

nga D V

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak duke e bërë një rezyme të punës së tij javore, ka folur edhe për takimin që ka pasur javën e kaluar me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai ka thënë se pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike, por jo edhe për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Në Bruksel prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë… Pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive, ne ramë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike.

Fatkeqësisht, nuk arritëm përparim në tablonë e madhe – zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkruan ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More