Shkup, 23 prill – Një operacion i madh policor po zhvillohet aktualisht nga Byroja e Sigurisë Publike.
Sipas informacioneve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, bëhet fjalë për një aksion që përfshinë mbi 50 persona për keqpërdorim të ndihmës financiare për kujdesin e dikujt tjetër, mes të cilëve mjekë, anëtar të komisionit të Fondit pensional, jurist, ekspert dhe menaxher të firmave konsulence.
Kërkimet për momentin janë duke u bërë në 21 lokacione, përfshirë qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, Spitalin klinik të Tetovës dhe Spitalin e Përgjithshëm Veles.
Policia po kontrollon edhe 15 adresa të shtëpive të të dyshuarve.
Siç mësojmë, kallëzime penale janë ngritur për vepra të shumta, bashkim kriminal, shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndihmë dhe nxitje, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm dhe dhënie e shpërblim, transmeton Zhurnal.mk