Lama: Nëse Kurti e respekton Saranda Bogujevcin, pse nuk e propozon për kryetare të Kuvendit?

nga Xh M

Analistja politike Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar situatën e tensionuar politike në vend, duke propozuar një zgjidhje të menjëhershme dhe simbolike për ngërçin institucional.

Sipas saj, nëse qeveria dhe Vetëvendosje e respektojnë vërtet Saranda Bogujevcin dhe historinë e saj si viktimë e krimeve serbe, atëherë ajo duhet të propozohet për kryetare të Kuvendit.

”Rastin e Saranda Bogujevcit, nëse e repektojnë aq shumë, nëse e respekotjn kaq shumë historinë e saj, nëse e kanë qëllim të dëshmojnë krimet serbe të tmerrshme që janë kryer në Kosovë, Albin Kurti është dashur ta propozojë atë për kryetare të Kuvendit, nëse e respektojnë si grua, dhe mendoj që do të merrte shumicen absolute të votave”, tha Lama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More