Lamallari: Kompensohen përfundimisht mbi 13 mijë familje ish-pronarësh

nga D. V.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se mbi 13 mijë familje ish-pronarësh do të përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Lamallari theksoi se nga sot shteti shqiptar shlyen plotësisht dhe vë në vend përfundimisht të drejtën që u takon.

“Sapo miratuam listën me 3527 subjekte të cilët kompensohen përfundimisht nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për pjesën e mbetur prej 30% me një fond prej rreth 1.4 miliard lekë. Mbi 13 mijë familje përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare”, theksoi Lamallari.

Sipas tij, “ky nuk është thjesht dhe vetëm një akt financiar dhe as vetëm përmbushja e detyrës funksionale por është një akt drejtësie, është respekt për pronën për ligjin dhe për qytetarin”.

“Shteti shqiptar shlyen ndaj tyre pjesën e mbetur prej 30% të kompensimit, si pronarë. Ne jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë të palëkundur për ta përmbyllur procesin e kompensimit ndaj të gjithë pronarëve, duke përmbushur kështu detyrimin që kemi karshi tyre dhe, sigurisht, si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe liritë themelore janë të shenjta”, theksoi ministri Lamallari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More