Largohen 50 metra kub mbetje nga deponitë e egra

nga D V

Shkup, 9 janar – Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht  50 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme në Komunat  Çair, Gjorçe Petrov dhe Karposh.

Largohen 15 metra kub mbetje nga ambalazhet e kartonit dhe pesëmbëdhjetë goma makinash të hedhura në sipërfaqe publike në rrugën Vojdan Çernodrinski, si dhe 10 metra kub mbetje të vëllimshme në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e plastikave), në komunën e Çairit të Shkupit.

Në komunën e Karposhit janë ngritur përafërsisht 10 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe të trafikut në rrugën Zagrebska në lagjen Kozle.

NP “Higjiena Komunale” – Shkup ka realizuar aktivitete edhe në komunën Gjorçe Petrov ku janë ngritur 15 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në rrugën Luka Gerov dhe Gjorçe Petrov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More