Largohen 550 metra kub mbetje nga deponitë e egra që nga fillimi i muajit prill

nga D. V.

Shkup, 17 prill – Që nga fillimi i muajit prill, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup larguan gjithsej 550 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit.

“Në të njëjtën periudhë, Eko-Patrulla e Ndërmarrjes përgatiti 11 procesverbale për persona dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së mbetjes në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut”, kumtuan nga ndërmarrja.

NP Higjiena Komunale – Shkup, përmes fshirjes dhe larjes së përditshme manuale dhe makinerike, vazhdon të mirëmbajë higjienën e bulevardeve dhe rrugëve që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, si dhe pastërtinë e sheshit dhe rrugës Maqedonia, urave për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, shëtitoren “13 Nëntori”  dhe rajonin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More