Largohen disa deponi të egra në komunat Gjorçe Petrov, Çair dhe Butel

nga D V

Shkup, 23 dhjetor – Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme kanë pastruar dy deponi të egra në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit.

“Ndërhyrja është bërë në rrugët ‘Vasil Çakalarov’ dhe ‘Voin Drashkoviq’, ku janë ngritur dhe transportuar rreth 20 metra kub mbetje komunale të vëllimshme, të përziera dhe nga paketimi i kartonit të hedhura në mënyrë të paligjshme”, kumtoi “Higjiena Komunale – Shkup.

Njëkohësisht janë larguar edhe shtatë metra kub mbetje nga deponia e egër, e vendosur në rrugën “Xhon Kenedi” në komunën Çair në afërsi të SHFK “Vasil Glavinov”, si dhe 15 metra kub mbetje komunale ndërtimore, të përziera, sanitare dhe goma automobilistike të hedhura në sipërfaqet me bar përgjatë bulevardit Bosnja dhe Hercegovina në komunën Butel të Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More