Lavdata për Malin e Zi dhe Shqipërinë! Pak optimizëm për Maqedoninë në raportin e BE-së, shkruan “Politico”

nga Xh M

Bruksel, 3 nëntor – Para publikimit të nesërm të paketës së raporteve për zgjerimin e Bashkimit Europian, të gjitha lavdatat pritet të shkojnë për Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën do të ketë pak zhvillime të reja. Ndërkohë, për Serbinë pritet një raport me tone mjaft kritike – shkruan portali “Politico” nga Brukseli.

Sipas “Politico”-s, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta paraqesë zgjerimin si një mjet gjeopolitik kyç për Bashkimin Europian, për të treguar se “BE-ja po i përgjigjet realisht sfidave me të cilat përballet në mbarë kontinentin”.

Ajo theksoi se procesi i ndihmës për vendet që ndjekin rrugën drejt anëtarësimit është mënyra se si Bashkimi Europian mund t’u bëjë ballë forcave që synojnë të na destabilizojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More