Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi sot se Rusia do t’i përgjigjet çdo dislokimi trupash evropiane në Ukrainë.
“Moska nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me Evropën, por është e gatshme të reagojë ndaj çdo pranie ushtarake evropiane në vendin fqinj”, theksoi Lavrov.
Lavrov kritikoi atë që e quajti “verbëri politike të pashpresë” të Bashkimit Evropian, i cili, sipas tij, mashtrohet duke besuar se mund ta mposhtë Rusinë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se një deklaratë e presidentit Donald Trump në intervistën për ”Politico” lidhur me mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO, territoret e saj dhe humbjen e pozicioneve nga Kievi janë në një linjë me qëndrimin e Rusisë
Peskov u përgjigj edhe propozimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një armëpushim që do të ndalonte sulmet e ndërsjella ndaj objekteve energjetike.
“Ne po punojmë për paqe, jo për një armëpushim”, tha ai.
Sipas tij, i cituar nga Interfax, prioritet absolut për Rusinë është një paqe e qëndrueshme, e garantuar dhe afatgjatë, e arritur përmes nënshkrimit të dokumenteve të duhura.
Peskov u përgjigj edhe propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një armëpushim që do të ndalonte sulmet e ndërsjella ndaj objekteve energjetike:
Moska reagoi edhe ndaj premtimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të mbajtur zgjedhje nëse Perëndimi garanton sigurinë.
“Duket si një skenë nga një teatër kukullash” , tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Zelensky pretendon se dëshiron pavarësinë e Ukrainës, por kërkon që vende të tjera të garantojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa i quan ato njëkohësisht demokratike”, tha Zakharova.