Learta Memeti nga Kumanova zë vendin e dytë në garat komunale dhe republikane të notit në RMV

nga Xh M

Learta Memeti nga Kumanova ka shënuar rezultate të rëndësishme në dy gara të ndryshme noti, duke konfirmuar formën e saj të mirë sportive.

Në garën republikane të organizuar nga Federata e Notit e RMV, e cila u zhvillua më 13.12.2025 në Pishinën “Boris Trajkovski” në Shkup, Learta Memeti u rendit në vendin e dytë në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Ndërkohë, në garën komunale të organizuar nga Lidhja Komunale e Sporteve Shkollore në Kumanovë, me moton “Sport për të gjithë fëmijët”, Learta Memeti arriti të fitojë vendin e dytë në 50 metra stil i lirë, si dhe vendin e tretë në disiplinën bretkocë.

Këto rezultate dëshmojnë përkushtimin dhe progresin e vazhdueshëm të notares së re, e cila po paraqitet me sukses në garat komunale dhe republikane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More