Lekaj optimist: Nëse zgjedhjet mbahen nesër AAK-ja merr 12.5 për qind

nga Xh M

Nëse mbahen zgjedhjet nacionale nesër Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 12.5 pët qind të votave.

Të paktën kështu ka deklaruar Me kaq optimizëm është shprehur deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili, ka shprehur optimizëm për rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Atë që e dimë ne si Aleancë, unë nuk mund të them as që jemi 20 as 15, do të thotë reale është 12.5 për qind. Pa shtytje që AAK-ja, nesër të del të zgjedhje i kemi 12.5 pëër qind. Ndërsa, pretendojmë të shkojmë, kur fillon fushata, me punën që po e bëjmë të rritet dhe mendoj që do të jetë befasia në këto zgjedhje AAK-ja.

Jemi duke punuar në terren, jemi duke komunikuar me qytetarët e sidomos në diasporë ka përmirësime të dukshme dhe përkrahje të fuqishme. E kemi parë që kjo Qeveria e ka zbrazë vendin dhe më shumë janë jashtë qytetarët tanë sesa brenda. Prandaj është edhe te mërgata, sepse dihet me votën ë mërgatës ka ardhë në qeverisje zoti Kurti”, ka thënë Lekaj në “FIVE” të Dukagjinit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More