Qeveria emëron drejtor të ri tek Qendrat për Kulturë në Stamboll, Beograd dhe Zagreb

nga Xh M

Shkup, 5 korrik – Dime Ratajkoski, me propozim të ministrit të Kulturës, emërohet drejtor i Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Republika e Turqisë. Ratajkovski është magjistër i Historisë në UKIM, dhe punon si gazetar dhe redaktor në MRTV në Programin Dokumentar Kulturor dhe autor dhe skenarist i dokumentarëve.

Mimi Gjorgoska Ilievska, me propozim të ministrit të Kulturës, emërohet drejtoreshë e Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, Republika e Kroacisë. Gjorgoska Ilievska është magjistër i shkencave filologjike, profesoreshë universitare dhe eksperte në mbrojtjen e trashëgimisë audiovizive. Ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në biznesin e filmit dhe atë të mbrojtjes së trashëgimisë audiovizive. Është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit, dhe ka drejtuar Agjencinë e Filmit dhe N.U. Kinematekë.

Vasko Shutarov, me propozim të ministrit të Kulturës, emërohet drejtor i Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd, Republika e Serbisë. Shutarov u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, dega diplomaci. Magjistron në fushën e shkencave juridike dhe diplomacisë aplikative në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip dhe doktoraturën në fushën e shkencave politike në të njëjtin universitet. Ka qenë këshilltar në këshillin e Komunës së Gjevgjelisë dhe deputet në kuvend, si dhe është autor i një numri punimesh dhe librash shkencorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More