Lëndohet me mjete të forta një i mitur në Fushë Kosovë, policia po interviston një person

nga Xh M

Një i mitur është lënduar me mjete të forta në Fushë Kosovë, për të cilin rast, policia po interviston një person.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i mituri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur)”.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualish nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast”, thuhet tutje në konfirmim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More