Historiani Pal Trashaj nga Lezha, mesditën e 2 korrikut, piu helm para dyerve të SPAK-ut, duke ndërruar jetë disa orë më pas në spital, si akt ekstrem revolte kundër padrejtësisë dhe përballje disavjeçare me bandën e mikrokredive.
Karteli i mikrokredive Olsi Ibro dhe Arben Meskuti, përmes MCA që e ka marrë në dorë prokuroria, i kishin bllokuar Palit dhe të afërmeve të tij të gjitha pasuritë dhe llogaritë bankare, për disa këste kredie të pretenduara si të pashlyera te NOA, në vlerën 90 mijë lekë. NOA ia shet kredinë bandës MCA-ADCA të dyshes Ibro-Meskuti (ky i fundit në burg). MCA i kërkon Pal Trashajt rreth 5 mijë euro, më shumë se pesfishin e shumës së pretenduar të papaguar nga NOA.
MCA bashkëpunon me përmbaruesin Helidon Xhindi për bllokimin e pasurive të Pal Trashajt, me qëllim për t’a shtrënguar për të dhënë paratë.
Prapaskena mëson se përmbaruesi Helidon Xhindi ishte shkarkuar nga Gazmend Bardhi që në 2017 dhe nuk kishte fare vulë.
Bankat e nivelit të dytë, përfshirë BKT, ka zbatuar urdhrin e përmbaruesit për bllokimin e llogarive të Pal Trashajt.