Levica kërkon që të konstatohet ndërprerja e mandatit të deputetit Talat Xhaferi

nga Xh M

Shkup, 4 qershor – Grupi parlamentar i Të majtës sot kryetarit të Kuvendit i ka dorëzuar Kërkesë zyrtare me shkrim për konstatimin e ndërprerjes së mandatit të deputetit Talat Xhaferi nga BDI – në bazë të papajtueshmërisë së funksionit deputet dhe kryeministër.

“Spikeri i ri i Kuvendit është i detyruar, kur të fillojnë kushtet ligjore për ndërprerjen e mandatit të deputetit, këtë ta konstatojë në seancën e parë të ardhshme të Kuvendit. Kjo është dispozitë e shprehur ligjore nga Kushtetuta e RM-së, si dhe nga një varg ligjesh të tjera të veçanta: Ligjin për Kuvendin e RM-së, Ligjin për deputetët, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave”, bëhet e ditur në kumtesën e partisë E majta.

Njëkohësisht, ekipi juridik i partisë E majta, siç bëhet e ditur në kumtesë, do të parashtrojë edhe ankesë në Komisionin Antikorrupsion me qëllim të inicimit të procedurës kundërvajtëse dhe shqiptimin e gjobës në të holla kundër Xhaferit.

“Theksojmë se nëse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk e vendos si pikë në rendin e ditës të seancës së ardhshme, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal për ‘Punë të pandërgjegjshme në shërbim’, ndërsa ne jemi duke menduar edhe për interpelancë të mundshme për shkak të moszbatimit të vetëdijshëm të dispozitave imperative ligjore”, thonë nga E majta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More