Levica mbron sjelljen e Apasievit dje në kuvend

nga Xh M

Shkup, 22 nëntor – Incidenti i një dite më parë mes Dimitar Apasievit të të Majtës dhe disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së mund të jetë i radhës që do të kalojë pa pasoja mbi autorët. Nga e Majta thonë se Apasiev ishte provokuar nga një deputet i VMRO-DPMNE-së. Nuk distancohen nga sjellja e kreut të tyre.

“Në momentin kur ndodhi tensionimi, nga ana e deputetit nga Kavadari nga radhët e VMRO-DPMNE-së Vranço Jovançev u drejtuar ofendime dhe i përmend motra e Apasievit. Ne nuk tolerojmë dhunë. Mua më vjen keq për incidentin. Mbrëmë u përmend motra dhe për motrën vdiset. Nuk ngjajnë shumë gjëra por ne do të mbrohemi në secilin rast. Nuk do të tolerojmë të sulmohemi. Nuk jemi frikësuar as kur ishim dy, nuk jemi frikësuar as në kohën e Mijallkovit. Tani aq më pak nuk frikësohemi”, tha Sashko Jançev, E Majta.

VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-ja dhe Filipçen që qëndrojnë pas incidentit, duke shfrytëzuar Apasievin për të rritur rejtingun e tyre. Nga kjo parti thanë se Apasiev duhet të kërkojë falje për fyerjet.

“Kërkoj kërkim falje publike nga kolegët e Të Majtës për sjelljen e djeshme dhe për fjalët e drejtuara për nënën e dikujt, grua, vajzë dhe të dashur. Kolegë të Të Majtës, edhe ju jeni djem të sikujt, bashkëshortë të dikujt, etër ose të dashur. Bëni kujdes çfarë thoni sepse kjo flet shumë për ju. Trup!”, u shpreh Zhaklina Peshevska, VMRO-DPMNE.

Një ditë më parë, deputetët e Të Majtës, gjatë pyetjeve të deputetëve, tentuan të parashtrojnë një pyetje për kryeministrin, pa e paralajmëruar. Kur filloi debati për atë se çfarë parashikon rregullorja në këto raste, situata u tensionua. Zënka që fillimisht ishte verbale, kaloi edhe në përplasje fizike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More