Ligjet e agjendës reformuese, Gashi: Besoj që nesër Kuvendi do të punojë frytshëm

nga D. V.

Shkup, 26 qershor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tha se shpreson që nesër deputetët do të votojnë ligjet që kanë të bëjnë me agjendën reformuese. Gashi tha se shumica prej ligjeve si afat e kanë 30 qershorin.

“Janë kryesisht ligje që kanë të bëjnë me administratën publike dhe me transformimin digjital, ligje për komunikime elektronike. Mendoj se është një ditë e mirë që nesër t’i arrijmë afatet, për shkak se nesër është…shumica prej tyre kishin afat 30 qershorin. Besoj që nesër Kuvendi do të punojë frytshëm dhe do t’i sjell këto ligje”, theksoi Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More