Shkup, 13 dhjetor – Koalicioni VLEN përshëndet opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Në Komunikatën e tyre thuhet se kjo mbyll një proces pritjeje 24-vjeçare. “Përfaqësimi i drejtë po ecën përpara, i bazuar në standarde evropiane dhe në parimin e meritokracisë”, thuhet në komunikatën e tyre. Në seancën e komisionit të Venecias një ditë më parë, qeverinë e përfaqësoi zv.kryeministri Arben Fetai i cili tha se komisioni mirëpriti ligjin dhe se qeveria do të zbatojë rekomandimet konstruktive të komisionit të cilat do të ndihmojnë në përsosjen e ligjit megjithatë nuk potencoi se cilat janë udhëzimet e tyre dhe në cilat pika ka pasur më shumë dilema.
Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, VLEN përshëndet opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias
207