Limaj dhe dy deputetët e tij s’mund të marrin asnjë post nëse hyjnë në qeveri me Kurtin

nga D V

Bekim Salihu nga Instituti GAP përmes një postimi në Facebook, ka thënë se as Fatmir Limaj dhe as deputetët e NISMA-s nuk do të mund të marrin pozita qeveritare nëse bashkohen me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë.

Sipas Salihut, për të marrë një post në ekzekutiv, Limaj dhe deputetët e NISMA-s do të detyrohen të japin dorëheqje nga pozita e deputetit, duke krijuar mundësinë që deputetët e AAK-së të hyjnë në Kuvend dhe kësisoj do t’i hapej rruga rrëzimit të Qeverisë.

“Nëse Fatmir Limaj hyn në qeveri, as ai dhe as dy deputetët e NISMA-s nuk mund të marrin asnjë funksion në qeveri, ngase kështu i hapet rruga rrëzimit të qeverisë nga opozita. Kjo ndodh sepse, nëse Limaj merr funksion qeveritar, ai/ata japin dorëheqje nga pozita e deputetit dhe zëvendësohen nga deputeti i radhës në listë, që është i AAK-së. Por unë pres që edhe të tjerë “hajvana” do të bëhen shpejt loqkamana”, ka shkruar Salihu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More