Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama vijon me postimet e videove nga aksioni: Ecim…

nga L. M

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një tjetër video, ku tregohet lirimi i hapësirave publike nga vetë bizneset”.

“Ecim”, shkruan Rama krahas videos ku shihen disa persona duke çmontuar fasadën e xhamit të lokalit. Nga pamjet duket se lokali është në një zonë mes pallatesh.

Kryeministri Rama ka postuar gati çdo ditë në rrjetet e tij sociale, pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në postimet e tij, ai ju ka bërë thirrje bizneseve, të heqin vetë elementet që pengojnë hapësirat publike që mos marrin gjobë. Ai u drejtohet gjithashtu bizneseve duke u thënë se nëse i kanë tokat e tyre duhet të marrin leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More