Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

nga L. M

Nga Artan Fuga

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”, por “edhe me “u penduar”.

Në rrënjët latine, psh në frengjisht “peine”do të thotë mundim, ndëshkim, pendim, punë.

Në shqip është ruajtur, mendoj lidhja e vjetër e kuptimeve të fjalëve. Punë, penu, me u penu, penduar.

Në gjuhët latine fjalët u ndanë, u nda puna nga pendimi, nga ndëshkimi. Puna u quajt nga fjalë të tjera.

kurse shqipja e ruan sepse duke qenë e izoluar mbetet shumë burimore, ruan vjetërsinë e fillimeve

punë, penu, -pendu – penal (ndëshkues)

Izolimi shekullor i jep shqipes forcë vjetërsie, por edhe një lloj entropie linguistike, ku ka fjalë që duke e qenë e njëjta kanë pa fund kuptime të ndryshme.

Fjala penal, sigurisht në rrënjë ka lidhje me fjalën që në shqip^e themi “punë”.

madje edhe fjala penallti në futboll, edhe kur themi për ndonjë tip çmendaniku se ai është me penallti në tru, fjala ka lidhje “me punu”, “me u penue”.

Nuk po them se shqipja është fillimi i gjithë gjuhëve. Kujdes. Po them se vjetërsia e prejardhjes, origjinës, dallohet.

Përkthyesit evropianë do të hanë dynjanë kur ta përkthejnë.

Kurse këta që përkthejnë ligje, i bëjnë çorap të gjitha në shqip.

Ikni mo bëjeni si mbreti Zog, merrni një kod penal nga ndonjë vend evropian, italian, a gjerman, a belg, a francez, dhe përkthejeni. Të kënaqur do të jemi!

Po ne nuk kemi kulturën fillestare të së drejtës romake, a konceptin e së drejtës të përpunuar më herët nga filozofët e mëdhenj helenikë, juristët tanë s’dinë latinisht,

Merrni një dhe përktheheni. Kaq e thjeshtë është o rob Zoti!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More