Lirimi i hapësirave publike, Rama nuk ndalet: Vazhdojmë çdo ditë për Shqipërinë 2030 në BE

nga L. M

Aksioni për çlirimin e hapësirave publike vijon ende. Ashtu siç ka paralajmëruar, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, rithekson se ky aksion vazhdon çdo ditë.

Ky operacion është shtrirë jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera në vend, për të rikthyer hapësirën publike të zaptuar padrejtësisht.

“Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More