Lirohen plazhet publike në Velipojë, Rama: Sezon turistik sa më i sigurt në çdo cep të bregdetit

nga D. V.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Shkodër ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike për pushuesit në plazhin e Velipojës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i ndërmarrë nga efektivët e policisë në vijën bregdetare të Velipojës pasi u konstatua një tjetër rast i zënies së hapësirës publike.

Policia ka ndërhyrë duke liruar hapësirën në dispozicion për pushuesit dhe ka sekuestruar shezllonët e vendosur pa lejen e miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Rama thekson se në Velipojë “është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More