Lirohet nga masa e arrestit në shtëpi kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi

nga D. V.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka liruar nga masa e arrestit në shtëpi, kryetarin bashkisë së Tropojës Rexh Byberin si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve.

Gjykata vendosi sot caktimin e masës së sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të hënën e parë të çdo muaji.

Hetimet kanë zbuluar se kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërrnaja, dyshohen për shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me legjislacionin për ndërtimin e rrugëve.

Konkretisht, ata akuzohen për moszbatimin e procedurave ligjore gjatë ndërtimit të rrugës “Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules”, që ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 277 milionë lekësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More