Zv/ministri Aliu: Themelimi i Sh.F. “Azem Marana” në fshatin Moranë, një hap i ri për arsimin në Komunën e Studeniçanit

nga D. V.

Shkup, 1 gusht – Në mbledhjen e sotme të Komisionit qeveritar u miratua Propozim-Vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale “Azem Marana” në fshatin Moranë, Komuna e Studeniçanit. Kjo njësi e re arsimore do të funksionojë si subjekt i veçantë shkollor, duke sjellë mundësi të reja për nxënësit e zonës.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, përmes një njoftimi publik, shprehu urimet e tij për këtë vendim, duke theksuar rëndësinë e tij për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe suksesin e nxënësve.

“Uroj që ky vendim të kontribuojë në rritjen e cilësisë dhe sukseseve të nxënësve që do të ndjekin mësimet në këtë shkollë e të bëjnë krenar veten e tyre, prindërit dhe çdo shqiptar e qytetar, ashtu siç krenohemi me figurën e patriotit dhe atdhetarit Azem Marana”, theksoi Aliu.

Shkolla e re mban emrin e një figure të njohur të historisë kombëtare, duke e lidhur misionin edukativ me trashëgiminë patriotike.

Ky vendim shihet si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rrjetit arsimor në zonat rurale dhe një nxitje për përkushtimin ndaj arsimit cilësor në gjuhën shqipe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More