Lladrovci: Bastioni i PDK-së dëshmoi se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë

nga Redaksia

Prishtinë, 28 dhjetor – Kryetari i komunës së Drenasit ka përgëzuar qytetarët për procesin zgjedhor, me këtë rast ka theksuar: “Bastioni i PDK-së dëshmoi si çdo herë se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë”.

Zgjedhjet qendrore në komunën e Drenasit janë zhvilluar në mënyrë shembullore dhe shpreh përgëzime për zyrtarët e procesit zgjedhor, komisionarët dhe vëzhguesit.

Falënderoj të gjithë qytetarët që morën pjesë në votim të cilët dëshmuan kulturë demokratike dhe përmbushje të obligimit qytetar për të zgjedhur deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Bastioni i PDK-së dëshmoi si çdo herë se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë. Suksese!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More