LSDM: Balancuesi mbetet në fuqi, fundoset edhe një tjetër premtim i Mickoskit

nga Xh M

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, përmes një komunikate me shkrim ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se nuk po e përmbush premtimin parazgjedhor për shfuqizimin e balancuesit. Madje sipas partisë opozitare maqedonase, ky mekanizëm vetëm po përmirësohet dhe zgjerohet.

“Ministri i administratës publike që vjen nga partia ZNAM pranoi se balancuesi mbetet në fuqi. Edhe pse vetëm dy javë më parë ai foli krejtësisht ndryshe.

Me këtë pohim u fundos edhe një premtim i Hristijan Mickoskit.

Në vend që ta shfuqizojmë balancuesin siç e ka premtuar DPMNE-ja, tani kemi një balancues të përmirësuar dhe të zgjeruar, aplikimi i të cilit do të jetë përgjegjësi e Kuvendit dhe do të menaxhohet nga BDI.

Qeveria e DPMNE-së në një kohë shumë të shkurtër nëpërkëmbi të gjitha premtimet e bëra qytetarëve. Dhe ZNAM rezultoi se nuk ishte asnjë faktor në Qeveri, vëzhgues i heshtur dhe ekzekutues i dëshirave të Mickoskit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More