LSDM: Inflacion prej 4.8%, politikat e dështuara të qeverisë po e shtyjnë popullin drejt varfërisë

nga D. V.

Shkup, 8 gusht – Inflacioni po rritet me shpejtësi me OBRM-PDUKM-në, çdo muaj i ri është një goditje e re për standardin e jetesës së qytetarëve, akuzojnë nga LSDM.

“Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar shifra alarmante, inflacioni vjetor është 4.8%.

Këto shifra katastrofike nuk janë të një “ekonomie të katërt”, por të një ekonomie në rënie të lirë. Rezultati i politikave ekonomike krejtësisht të dështuara të Qeverisë së Hristijan Mickoskit.

Pothuajse gjithçka është bërë më e shtrenjtë, veçanërisht ushqimet dhe produktet bazë.

Jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para, mijëra familje në Maqedoni mezi ia dalin mbanë.

Prindërit detyrohen të heqin dorë nga shumë gjëra për të siguruar ushqim për fëmijët e tyre, bëjnë llogaritje të përditshme, qoftë për të paguar faturat apo për të blerë ushqime bazë.

Dhe ndërsa njerëzit mezi ia dalin mbanë dhe po luftojnë me çmimet e larta çdo ditë, Kryeministri Mickoski ende po “analizon”.

Qeveria i refuzon me kokëfortësi propozimet specifike të LSDM-së për të ulur çmimet dhe për të rritur pagat”, theksojnë nga atje.

Nga LSDM thonë se nuk ka nevojë për “analiza” dhe masa të dështuara me “shporta”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More