LSDM kundër Sllaveskit si guvernator

nga Xh M

Shkup, 22 maj – Opozitarja LSDM nuk do ta përkrahë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ri i Bankës popullore. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski shpjegoi se kjo është zgjedhje partiake e jo zgjedhje e një eksperti, që për ta është e papranueshme ai të jetë në një funksion kaq i rëndësishëm. Nuk mundet të jetë guvernator njeriu i cili thoshte se 9 mijë denarë pagë minimale është pagë e lartë dhe i cili ishte kundër politikave ekonomike, tha Spasovski.

“Ne nuk do ta mbështesim propozimin për guvernator sepse besojmë se përzgjedhja është partiake, jo zgjedhje e një eksperti në pozicionin e guvernatorit të Bankës popullore, gjë që do të thosha se ishte një traditë në vitet e fundit. Nga Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, ai vjen në detyrën e Guvernatorit të Bankës Popullore”, tha Spasovski.

Kryeministri Mickoski, nga ana tjetër, tha se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të votojë për zgjedhjen e Sllaveskit, duke thënë se kandidati propozohet nga presidenti i shtetit. Propozimi për zgjedhjen e Sllaveskit si guvernator është tashmë në procedurë parlamentare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet seanca. Zgjedhja e tij në Kuvend kërkon një shumicë të thjeshtë prej 61 votave, të cilën shumica i ka në Kuvend.

“Ky është vendim i presidentit të shtetit, e jo vendim i qeverisë. Sipas Kushtetutës, presidentja e shtetit e dorëzon propozimin, kështu që nuk kam çfarë të komentoj. Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE do ta përkrahë këtë propozim”, dekalroi Mickoski.

Kërkuam qëndrim edhe nga Fronti Euorpian nëse do ta përkrahin Sllaveskin për guvernator, por përgjigje nuk morëm. Sllaveski aktualisht është kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe duhet ta zëvendësojë guvernatoren e deritanishme Anita Angellovska-Bezhovska. Përveç saj, për pozitën e kreu të Bankës popullore përflitej edhe Zoran Stavrevski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More