Ganiu: Patronati i SHFK “Hasan Prishtina”, shembull i përkushtimit arsimor dhe respektit për figurat kombëtare

nga Xh M

Shkup, 22 maj – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, vlerësoi lart organizimin e patronatit të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, duke e cilësuar si një ngjarje të rëndësishme arsimore dhe kulturore. Në një atmosferë festive dhe të ngrohtë, ku përkujtohej edhe 10-vjetori i emrit të shkollës, Ganiu theksoi rëndësinë e edukimit dhe të ruajtjes së kujtesës historike.

“Nëpërmjet një programi të pasur dhe të menduar me kujdes, shkolla ‘Hasan Prishtina’ dëshmoi se është jo vetëm tempull i dijes, por edhe vend i formimit të vlerave qytetare dhe kombëtare. Përgëzoj drejtoreshën znj. Esma Fazlija dhe të gjithë stafin për përkushtimin e treguar,” u shpreh Ganiu.

Ai shtoi se ngjarje të tilla janë dëshmi e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimit për arsim cilësor. “Nxënësit tanë, me talentin dhe punën e tyre, na mbushin me krenari dhe shpresë për një të ardhme më të ndritur,” përfundoi kryetari Ganiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More