LSDM: “Posta e Maqedonisë” i ka dhënë tender me vlerë 1,2 milionë euro një kompanie të afërt me “ZNAM”

nga Xh M

Shkup, 28 dhjetor – “Posta e Maqedonisë” i ka dhënë tender me vlerë 1,2 milionë euro një kompanie të afërt me partinë “ZNAM”, akuzon LSDM-ja opozitare. Ata thonë se “Posta” ka lidhur kontratë për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike me kompai që është pa punëtorë, pa kontrata të realizuara më parë dhe pa përvojë.

“Kompania “BS Cleaning import-eksport” SHPKNJP Shkup, e themeluar më 10 korrik 2024, ka fituar tender me vlerë 1,2 milionë euro nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Kontrata e lidhur është për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike. Kompania pa punëtorë, pa kontrata të realizuara më parë, pa përvojë. Në momentin e aplikimit, kjo kompani nuk i plotësonte kushtet bazë të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Nuk kishte minimum tre kontrata të mëparshme për mirëmbajtje higjienike, nuk kishte të paktën 50 të punësuar, nuk realizonte të ardhura vjetore prej të paktën 100.000 euro në tre vitet e fundit”, deklaroi Renata Mlladenovska – Këshilli ekzekutiv i LSDM-së.

Nga “Posta” reaguan duke thënë se akuzat e LSDM-së janë të pasakta, tendencioze dhe politikisht të motivuara. Sipas tyre, këto pretendime përbëjnë përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit dhe shtrembërim të fakteve.

“SH.A “Posta e Maqedonisë së Veriut” thekson se procedura për zgjedhjen e operatorit është zhvilluar plotësisht në përputhje me Ligjin për Prokurime Publike, mbi baza të qarta, transparente dhe të verifikueshme. Bëhet fjalë për procedurë të rregullt dhe ligjërisht të përcaktuar, të parashikuar në Planin vjetor për prokurime publike, e cila në asnjë rast nuk përbën risi, as përjashtim në funksionimin e institucionit”, njoftojnë nga SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”.

Nga ky Institucion i bëjnë thirrje LSDM-së që të përmbahet nga manipulimet politike dhe të veprojë në përputhje me standardet e përgjegjësisë publike duke mos keqpërdorur tema administrative për përfitime politike afatshkurtra. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More