LSDM: Pse nuk është zgjeruar hetimi për rastin në Koçan?

nga D. V.

Shkup, 9 prill – Nga LSDM sot përmes një kumtese pyesin autoritetet se pse nuk ka zgjerim të hetimeve për rastin në Koçan.

“Edhe pse kanë kaluar gati katër javë nga tragjedia e Koçanit, opinioni ende nuk ka marrë përgjigje për pyetjet kryesore: kush është përgjegjës për zjarrin që ra në “Pulse” dhe kush është përgjegjës për serinë e gabimeve të sigurisë?

Ende nuk ka pasur një zgjerim të hetimit për gabimet e sigurisë të bëra natën fatale, as ato që i paraprinë.

Në pyetje nuk është thirrur asnjë funksionarë aktual, nuk është hapur asnjë procedurë ndaj askujt në MPB, DBK Koçan, SPB Shtip dhe BSB të cilët në ditën e tragjedisë më 16 mars, kanë qenë në pozitat e tyre”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM pyesin se pse nuk ka zgjerim të hetimeve për rastin në Koçan edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua?

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More