Shkup, 7 nëntor – Në muajin shtator të këtij viti, prodhimi industrial ka shënuar rënie prej 7.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, thonë nga LSDM.
“Rënia e prodhimit industrial është pikërisht në një muaj që duhet të jetë një stimul për rritjen e ekonomisë.
Ky është një tjetër tregues se politikat ekonomike të Mickoskit kanë dështuar.
Qeveria nuk ka masa për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve për rritjen e standardit të jetesës dhe nga ana tjetër nuk ka politika zhvillimore për ekonominë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.