LSDM: Toshkovski po e shndërron MPB-në në polici partiake të VMRO-DPMNE-së

nga Redaksia

Shkup, 19 Korrik – LSDM akuzon ministrin e punëve të brendshme Panco Toshkovskin se po e shëndron ministrinë në polici partiake të VMRO-DPMNE-së.

“Në procedurë parlamentare është vendosur një projektligj i paparë dhe skandaloz, që përfaqëson një nga veprimet më të rrezikshme dhe antishtetërore të ministrit Pançe Toshkovski. Qëllimi është partizimi i plotë i policisë përmes shkatërrimit të sistemit të karrierës. Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov duken si fëmijë të pafajshëm krahasuar me atë që Toshkovski synon të bëjë me sistemin e sigurisë. Me Ligjin e propozuar për Policinë, Toshkovski synon ta politizojë plotësisht policinë, duke e rrënuar sistemin profesional dhe të karrierës brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.”, u shpreh Bogdananka Kuzevska nga LSDM.

Nga opozita kërkojnë menjëherë dhe urgjentisht të tërhiqen të gjitha ndryshimet e kontestuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More