Shkup, 9 maj – “Siguria në vend është prishur plotësisht. Kemi vrasje pothuajse çdo javë, dhe kjo para syve të qytetarëve, në pjesët më qendrore të qyteteve dhe lagjeve. Vrasja në Shtip është vetëm e fundit në një seri vrasjesh që po ndodhin publikisht, para dëshmitarëve. Njerëzit kanë frikë për sigurinë e tyre kur dalin në një kafene ose restorant”, thonë nga LSDM, në lidhje me vrasjen e djeshme në Shtip, ndërsa drejtojnë akuza për ministrin e Punëve të Brendshme.
“Vetëm për 10 muaj, në Shkup kanë ndodhur disa vrasje – në Mavrovkë, Bit Pazar, Çair, Shuto Orizare. Numri i grabitjeve dhe vjedhjeve është rritur ndjeshëm, ka shkëmbime zjarri gjithnjë e më të shpeshta, dhe në dy raste janë hedhur bomba në oborret e qytetarëve. Vrasje po ndodhin edhe në stacionet e policisë, siç ishte rasti në Bit Pazar”.