Lushaku- LDK: VV s’ka lënë hapësirë për partneritet, diskursi i saj jo normal për një parti

nga D. V.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se pamundësia e sigurimit të shumicës së votave nga Vetëvendosje tregon se gjatë katër viteve të kaluara ka dhënë shembull të keq bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online.

“LDK-ja e ka qëndrimin e  njëjtë. Ka dhënë  sugjerim se si të dilet nga ngërçi politik. Kjo është një shpërfaqje e një partie që ka dalë e para në zgjedhje, por nuk po arrin që ta ketë shumicën. Është e pakuptueshme qysh një parti nuk po mundet ta formojë shumicën, por kjo jep shpjegim që kjo parti gjatë katër viteve të kaluara ka dhënë shembull të keq bashkëpunimi. Nuk ka lënë hapësirë për partneritet dhe kjo duhet të shërbejë si mësim për të gjitha partitë politike, por posaçërisht për VV-në. Diskursi që është përdodur ka qenë jo i natyrshëm, jo normal për një parti politike”, tha Lushaku-Sadriu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More