Luma: Nevojitet dokument i përbashkët me “vija të kuqe” për të drejtat e shqiptarëve

nga Xh M

Shkup, 19 dhjetor – Ish-politikani dhe themeluesi i PPD-së, dr. Ilir Luma, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të Gazetës “Lajm” dhe “Lajm tv”, deklaroi se nevojitet konsensus mes partive politike shqiptare, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, për hartimin e një dokumenti të përbashkët me “vija të kuqe” që nuk duhet të shkelen nga asnjë parti kur janë pjesë e qeverisë. Një dokument i tillë, sipas Lumës, do të kishte rëndësi të veçantë për krijimin e të drejtave të shqiptarëve.

“Duhet të ketë konsensus, mes partive shqiptare qofshin në pushtet. Duhet të ketë një dokument që do të përcaktonte se cilat janë vijat e kuqe, prej ku asnjë parti politike, kur do të jetë pjesë e qeverisë, nuk guxon të lëshojë pe. Kjo është me rëndësi dhe do të esëllohen, po them, ata qarqe që janë pak a shumë, mos të them destruktivë, por që nuk kanë dëshirë të ketë një mendim unik në lidhje me aktualitetin e avancimeve politike, d.m.th. të drejtave të shqiptarëve. Ata duhet të dakordohen dhe shpresoj që në të ardhmen do të kemi edhe një dokument të tillë që do të respektohet.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More