Lumani: Kafshët e patrajtuara mirë mund të përcjellin sëmundje të rënda tek njerzit

nga Xh M

Shkup, 2 tetor – Në emisionin “Ftesë në Studio” me moderatoren Ilmie Zhaku ishte veterinari strugan Murat Lumani, me të cilin u diskutua rreziku që mund të sjellin kafshët endacake të patrajtuar.

Kjo bisedë erdhi me rastin e ditës ndërkombëtare të kafshëve, që është këtë të premte.

Intervista u realizua në një ambient të hapur dhe të pasur me botanikë por dhe me kafshë shtëpiakë.

Lumani theksoi se është shumë e rëndësishme të trajtohen kafshën, të vaksinohen, sepse ekzistojnë sëmundje të shumta të cilat transmetohen edhe tek njerëzit, e të cilat simptomat i tregojnë më vonë. Ai u shpreh se kafshët janë pjesë e jona dhe duhet të kujdesemi për to në mënyrë që edhe të shmangim sëmundjet e ndryshme, ndërsa kritikoi institucionet se nuk bëjnë mjaftueshëm për të zgjidhur problemet me qentë endacakë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More