Ohër, 21 gusht – Vendimi i Komitetit për trashëgimi botërore UNESKO, me të cilën Maqedonisë dhe Shqipërisë i është dhënë afat deri vitin e ardhshëm që të ndërmarrë aktivitete për mbrojtje të statusit të rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore kulturore dhe natyrore, nuk guxon të kuptohet si anulim, por si detyrim për aksion të përshpejtuar.
Këtë sot nga Ohri e theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, pas takimit të sotëm të Komisionit nacional të UNESKO-s.
Lutkov, i cili është edhe kryetar i Komisionit theksoi se menjëherë pas miratimit të vendimit të Komisionit të UNESKO-s në nivel të Qeverisë janë sjellë konkluzione për veprim sipas rekomandimeve të Komitetit të UNESKO-s, për të cilat theksoi se janë në fazë të zbatimit.
“Që në korrik Qeveria i ka angazhuar Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të Kulturës dhe Turizmit, si dhe organet kompetente në komunat e Ohrit, Strugës dhe të Debërcës që të hartojnë dhe të dorëzojnë në Qeverisë propozim-liguj për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me trashëgiminë botërore kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit”, tha ai.
Me këët rast është kërkuar që të shqyrtohet edhe Plani për përballje me sfidat me të cilat përballet Rajoni, sidomos në pjesën e urbanizimit dhe objekteve të ndërtuara pa leje dhe me këtë rast të propozohet ndryshime dhe akte përkatëse ligjore për punë intensive në plotësimin e rekomandimeve të UNESKO-s.