Lutkov për vizitë në Gostivar

nga D. V.

Shkup, 7 prill – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov së bashku me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Komunën e Gostivarit.

Siç njoftuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Lutkov dhe Sulejmani do t’i vizitojnë institucionet nga fusha e kulturës si dhe më shumë objekte që janë pjesë e trashëgimisë së rëndësishme kulturore të Gostivarit. Bëhet fjalë për Shtëpinë e Begut, Shtëpinë e Ahmed Çakos, Sahat kullën, Medresenë, kishën “Shën Dimitri” dhe Xhaminë e vjetër në Raven.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More