LVV-ja me fushatë edhe në Shkup, Konjufca mban tubim sonte në Teatrin Shqiptar

nga D. V.

Shkup, 25 dhjetor – Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca sot do të qëndroj në Shkup. Arsyeja e ardhjes së tij, do të jetë tubimi informativo-senzibilizues me anëtarësinë dhe simpatizantët e LVV-së në Maqedoninë e Veriut.

Deputeti i VLEN, njëherë edhe përfaqësues i koalicionit LVV në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku thotë se tubimi do të jetë hapur për të gjithë, ndërsa do të mbahet në ora 20:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Ndërkaq, në tubim pritet të jenë prezent edhe liderët e VLEN-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More